back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVrasja e gjyqtarit Kalaja/ Rama: Duhet reflektim dhe ndryshim urgjent në Kodin...

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Rama: Duhet reflektim dhe ndryshim urgjent në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një agresion kriminal që kërkon përgjigje ekstreme ligjore.

Në një mesazh publik, kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja, ndërsa kërkoi reflektim të menjëhershëm për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, duke nënvizuar se nuk mund të mbetet një çështje në dorë të policive private në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe. Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave”, shkroi Rama.

Kryeministri theksoi se kjo ngjarje duhet të shërbejë si arsye e pakundërshtueshme për ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj armëmbajtjes pa leje, duke kërkuar ngushtimin maksimal të hapësirave ligjore që lejojnë shmangien ose zvarritjen e dënimeve në këtë drejtim.

“Kjo ngjarje tragjike është argumenti më i fortë për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal për dënimin e armëmbajtjes pa leje. Duhet ngushtuar maksimalisht hapësira për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes së qytetarëve nga armët e paligjshme”, theksoi ai.

Rama përfundoi duke bërë thirrje për një reflektim të thellë mbi mënyrën se si trajtohet aktualisht armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore, duke paralajmëruar se kjo çështje nuk mund të neglizhohet më.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat