back to top
0.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVrasja e gjyqtarit "përplas" pozitë-opozitë/ Reagimet

Vrasja e gjyqtarit “përplas” pozitë-opozitë/ Reagimet

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit ka tronditur skenën politike e institucionale në Shqipëri. Autoritetet dhe figurat publike kanë bërë reagime, disa prej të cilave përmbajnë kritika dhe konfrontime.

Me poshtë po sjellim reagimet nga politika.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu:

“Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës … Forcat e Policisë së Shtetit të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të shqyrtuar në bashkëpunim me prokurorët …”

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

“Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit, është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë, Vrasja e gjyqtarit Kalaja meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Paralelisht me nevojën e rishikimit e sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje. U prehsh në paqe i nderuar gjyqtar Kalaja!”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

“Dënoj me forcë agresionin kriminal të ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Astrit Kalaja. U prehtë në paqe“Ngjarja e sotme kërkon me urgjencë ashpërsimin e politikës penale kundër armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu duhet të merren masa për rritjen e sigurisë së brendshme të prokurorive dhe gjykatave.”

Kritikat dhe kërkesat e opozitës

Sali Berisha, kryetar i PD-se:

“Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”

Një reagim kritik është bërë nga Agron Gjekmarkaj:

“Vrasja është një akt barbar dhe i papranueshëm që ka goditur në zemër drejtësinë shqiptare. Ky është një alarm kombëtar dhe sinjal që sistemi ynë i drejtësisë dhe sigurisë ka dështuar. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, duhet të japin menjëherë dorëheqjen, sepse kanë dështuar në detyrën e tyre themelore: Garantimin e sigurisë në gjykata dhe mbrojtjen e atyre që zbatojnë ligjin.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat