Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar protestën e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm. Basha ka pranuar se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen gjatë asaj periudhe, por ka theksuar se ai vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.
“Po, është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të kishte pasoja të rënda për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës,” tha Basha.
Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste, dhe i bëri thirrje për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, duke kërkuar që drejtësia të merret me çdo aspekt të ngjarjes, nga momenti i parë deri te i fundit.
Endri Xhafo: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?
Lorenc Vangjeli: Dy emra ua them unë, Bamir Topi president i Republikës dhe i ndjeri i paharrueshëm, Sokol Olldashi.
Lulzim Basha: Atë ditë dhe në javën në vijim çdo dilemë etike për të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një ngjarje të nderë të rendit publik. Kam bërë një zgjedhje jo të lehtë në funksion të interesit publik.
Endri Xhafo: Më kanë thënë që Lulzim Basha ka dashur të japë dorëheqjen si një mënyrë për t’i distancuar për atë që ndodhi…
Lulzim Basha: Po, është e vërtetë, por më bëre të them diçka që nuk ka vlerë sot. E vetmja vlerë që ka sot, është kjo, që në balancë ato dit%, ato javë ishim në prag të një shkalafitje shtetërore, të një shoqërie që 1 dekadë e gjysmë më parë kishte përjetuar diçka shumë të dhimbshme me kosto të lartë, duhet të prevalonte në fund gjithmonë interesi publik.
Lulzim Basha: Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit. Nuk më takon mua në veçanti ish-ministër i Brendshëm dhe i askujt tjetër që ka qenë pjesëtar në atë ngjarje të bëjë gjyqin në studion televizive sepse kjo është arsyeja se pse 13 vjet më vonë Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin dhe as për marrjen e Ilir Metës, sebepin e 21 janarit…
Lorenc Vangjeli: Ju kërkuat dorëheqjen e Edi Ramës se thatë ka dalë në përgjimet e banditëve. Ndër ju do të duhej të kishit detyrimin moral bazuar në kodin moral për të dhënë dorëheqje sepse ishin përgjegjës nga pikëpamja e hierarkisë të banditëve që qëlluan dhe pushkatuan pa gjyq 4 qytetarë…
Lulzim Basha: Të mos ta mbyllim me një pretencë të njëanshme. E rëndësishme është që edhe në këtë ngjarje si në çdo ngjarje tjetër ka një diferencë bardhë dhe zi të qëndrimeve të protagonistëve 34-vjeçarë dhe qëndrimeve të mia. Unë kam besuar prej ditës së parë në politikë se nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer qytetarëve përveç ligjit. Nuk ka siç pretendojnë këta shkelje ligji për t’i shërbyer qytetarëve, është marrëzi në rastin më të mira dhe poshtërsi në rastin më të keq. Zoti Rama sot përdor gjithçka jo vetëm për mandatin e pushtetit por për t’iu imponuar drejtësisë, për të shpërbërë ose vënë në kontroll SPAK-un…