Gjiganti Kinez Xiaomi tha ditën e Marte se ka ngritur 5.5 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve ndërsa kompania po shtyn përpara planet ambicioze të prodhimit të makinave elektrike.
Prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartfonvëve shiti 800 milionë aksione pas vlera e tyre u rrit me 150 përqind në 6 muajt e fundit nisur nga entuziasmi i krijuar rreth makinave elektrike.
Mëse 200 investitorë u përfshinë në blerjen e aksioneve ku 20 prej tyre morën 66 përqind të tyre. Xiaomi tha se investimi i ngritur do të përdorej për të mbështetur ekspansionin e biznesit si dhe në kërkim dhe zhvillim teknologjik.
Xiaomi filloi prodhimin e makinave elektrike vitin e kaluar me lançimin e veturës SU7 një kthesë e madhe për një kompani e cila bëri emër duke shitur smartfonë dhe pajisje elektroshtëpiake.
Në tre mujorin e katërt të vitit raportoi një rritje të ardhurash prej 50 përqind ndërsa ngriti edhe objektivat e prodhimit të makinave elektrike për 2025 nga 300 mijë në 350 mijë.
Raportoi se Xiaomi gjeneroi 4.4 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi i saj i makinave elektrike në 2024 duke shitur 135 mijë vetura SU7. Xiaomi është shprehur se synon të fillojë shitjet e makinave jashtë Kinës në 2027.