KreuDrejtësiaSa funksionoi Task Forca në zgjedhjet e 2025?/ Braho zbardh marrëveshjen Dumani–Celibashi–...

Sa funksionoi Task Forca në zgjedhjet e 2025?/ Braho zbardh marrëveshjen Dumani–Celibashi– Çela

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Organizimit (SPAK), Klodian Braho, doli sot para deputetëve të Kuvendit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku raportoi mbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ai u shpreh se bashkëpunimi ndërinstitucional ishte një nga elementët kyç të procesit, ndërsa vlerësoi se koordinimi mes SPAK dhe KQZ-së pati një efekt parandalues. 

Braho theksoi gjithashtu se korrupsioni zgjedhor nuk duhet trajtuar si një akt i izoluar, pasi në shumë raste blerja e votës nuk përdoret për interesa personale, por është pjesë e skemave më të gjera, ndaj hetimet duhet të shtrihen edhe te burimet e financimit.

Braho tha se sfida më e madhe për SPAK ishte sigurimi i provave, duke theksuar se SPAK, nuk ka ende një strukturë të vetën operacionale në terren.

“SPAK synon që të rekrutojë dhe të trajtojë edhe hetuesit për të qenë të aftë që në terren të kryejnë vetë veprimet e tyre. Sepse organizimi do të jetë më efektiv.”

Ai shtoi se një nga aspektet që funksionoi ishte qasja aktive e SPAK gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se Task Forca reagonte vetëm për një administrim informacioni për një rast të panjohur.

“Për herë të parë SPAK nuk ishte në pritje. Në momentin që në institucion administrohej një informacion se po ndodh diçka në një qytet të Shqipërisë, grupi i punës vepronte me shpejtësi, brenda pak orësh”, u shpreh kreu i SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat