Endri Shabani nga Nisma Thurje, ka përgënjeshtruar Lulzim Bashën se do të ketë bashkëpunim mes tyre.
Mbrëmjen e kaluar Basha në një dalje televizive ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të diskutimit me Shabanin dhe partitë të tjera.
“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.
Por, Shabani, në një postim në rrjetet sociale, hodhi poshtë deklaratën e Bashës, duke u shprehur se diçka e tillë ka zero shanse të ndodhë.
“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.