back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 Majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Zgjedhjet e 11 Majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka nisur punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Paraditen e kësaj të mërkure, delegacioni i OSBE-ODIHR ka shkuar në SPAK në kuadër të takimeve para zgjedhjeve të 11 majit, të vlefshme për fokusin e monitorimit në fusha problematike.

Kujtojmë që më 2 Prill, kur drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, u pyet edhe për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve.

Ambasador i OSBE, Zanier e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunimin me autoritetet. Ai theksoi se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarte të vëzhgimit. 

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat