back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaZyrat e Vettingut i merr SPAK-u/ Kompetencat i merr Dumani

Zyrat e Vettingut i merr SPAK-u/ Kompetencat i merr Dumani

Këshilli i Ministrave vendosi të kalojë nën administrim të SPAK dhe të ministrisë së drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen.

Mandati i vazhdimit të vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vettingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë.

Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA mbasi janë apeluar 42 gjyqtarë dhe prokurorë.

nga ana tjetër në gjykatën e Strasburgut janë ankuan 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Megjithatë pretendimet  më tani  gjykata evropiane e të drejtave të njeriut është shprehur me vetëm një vendim për rikthim në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën procesi që ishte kryer në vendin e saj u vlerësua si dispropocional.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat