back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaEmrat/ Zyrtarët dhe biznesmenët që u kontrolluan nga SPAK dhe BKH

Emrat/ Zyrtarët dhe biznesmenët që u kontrolluan nga SPAK dhe BKH

Si pjesë e hetimeve lidhur me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi, si dhe në ambiente të punës dhe banesa të punonjësve të Autoritetit të Rrugëve (ARRSH) dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre institucioneve shtetërore.

Sipas burimeve, aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e BKH-së, duke mos lejuar pjesëmarrjen e punonjësve të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrollet që janë zhvilluar në zonën nën juridiksionin e Komisariatit Numër 3. Në një rast, agjentët e BKH-së kanë lënë tek dera një punonjës të policisë, pa i lejuar të merrte pjesë në kontroll.

Kontrollet janë kryer si në banesat, ashtu edhe në ambientet e punës të drejtuesve të kompanive ndërtimore. Mes personave që iu janë kontrolluar banesat dhe ambientet janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.

Mësohet se janë kontrolluar banesat e mëposhtme zyrtarësh:

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it;

Gentian Gjyli, ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie;

Erald Elezi, ish-drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie;

Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço.

Kontrollet bëhen për të vijuar procesin e hetimit të dosjes ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku. SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për ndëshkimin e saj me masën e arrestit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat