KreuAktualitetEkonomia122 mijë tatimpagues përfitojnë nga falja/ Tatimet: 332 milionë euro detyrime të...

122 mijë tatimpagues përfitojnë nga falja/ Tatimet: 332 milionë euro detyrime të fshira

Administrata Tatimore ka bërë publike rezultatet e procesit të formalizimit të ekonomisë, duke deklaruar rritje të të ardhurave dhe masa të ndërmarra për uljen e detyrimeve të prapambetura të bizneseve.

Sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve, deri më 30 qershor 2026 janë arkëtuar 932 milionë euro më shumë të ardhura, të cilat, sipas institucionit, janë rezultat i rritjes ekonomike dhe luftës kundër evazionit fiskal gjatë dy viteve të fundit.

Administrata Tatimore deklaron se do të vijojë kontrollet dhe masat kundër informalitetit, me synimin për rritjen e të ardhurave në buxhet dhe mbështetjen e politikave sociale, përfshirë rritjen e pensioneve.

Në kuadër të Ligjit të Faljes, Tatimet bëjnë me dije se 122 mijë tatimpagues kanë përfituar nga fshirja e detyrimeve, me një vlerë totale prej 332 milionë eurosh të falura.

Sipas institucionit, procesi i faljes synon të krijojë një marrëdhënie të re me tatimpaguesit dhe të përmirësojë klimën e biznesit në kuadër të afrimit të vendit me standardet e integrimit europian.

Ndërkohë, Administrata Tatimore ka njoftuar edhe për marrëveshjet e Paqes Fiskale. Për periudhën tatimore 2026 janë lidhur 19 marrëveshje të tilla, ndërsa Tatimet u bëjnë thirrje bizneseve të formalizojnë aktivitetin e tyre përmes këtij mekanizmi.

Sipas Tatimeve, formalizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi me biznesin mbeten ndër prioritetet kryesore për rritjen e transparencës dhe forcimin e administrimit fiskal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat