KreuDrejtësia7 kandidatë në garë për KLGJ-në/ Emrat

7 kandidatë në garë për KLGJ-në/ Emrat

Gjykata e Lartë ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që do të garojnë për tre vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), si dhe datën kur do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Lista është bërë publike pas përfundimit të procedurës së verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore nga kandidatët, në kuadër të procesit të nisur më 26 qershor 2026 nga Gjykata e Lartë.

Në garë janë për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një përfaqësues nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Kandidatët e shpallur zyrtarisht janë:

  • Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
  • Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
  • Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
  • Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Sipas njoftimit zyrtar, zgjedhjet për anëtarët e rinj të KLGJ-së do të zhvillohen më 25 shtator, në orën 10:00.

Data e zgjedhjeve është përcaktuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili ka nxjerrë vendimin për zhvillimin e procesit zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat