back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nuk ka kthim pas”/ Lapaj: Me paratë e korrupsionit që financoni baltëhedhësit...

“Nuk ka kthim pas”/ Lapaj: Me paratë e korrupsionit që financoni baltëhedhësit nuk më ndalni dot

Adriatik Lapaj i  “ Shqipëria bëhet”, e ka bërë të qartë edhe njëherë se nuk do të ndalet, pavarësisht baltës që hidhet mbi të.

Lapaj u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që aludojnë mbi financimet partisë “Shqipqria bëhet”.

“Nuk e kuptojnë dot Millosheviçat e politikës shqiptare çfarë është të të duan njerëzit!

Janë mësuar me rraqexhinjtë që i mbajnë me rroga e leje ndërtimi në kurriz të shkalafitjes së atdheut.

Dhëmbin sa elefanti ta bëni…nuk ndalem! Me paratë e korrupsionit që financoni baltëhedhësit nuk më ndalni dot.

Do shkoj kudo ku ka shqiptarë.

Sa më shumë më sulmoni aq më shumë tregoni se po u tunden themelet. Dijeni që një ditë do përgjigjeni para ligjit për çdo vjedhje”, shkruan Lapaj në rrjete sociale.

Më tej, ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombasve që të organizohen.

“Do shkoj kudo organizohen dhe na presin. Nuk ka kthim pas”, përfundon reagimin, Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat