KreuDrejtësiaNga qelia në Kushtetuese/ Veliaj kërkon pavlefshmëri për provat e SPAK-ut

Nga qelia në Kushtetuese/ Veliaj kërkon pavlefshmëri për provat e SPAK-ut

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dhe Gjykata e Lartë, lidhur me çështjen e tij.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Veliaj kërkon gjithashtu konstatimin e shkeljeve procedurale që, sipas pretendimeve të tij, janë kryer nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë hetimeve. Ai kërkon që aktet hetimore të shpallen të pavlefshme dhe provat e mbledhura të konsiderohen të papërdorshme.

Kjo nuk është kërkesa e vetme që Veliaj ka paraqitur së fundmi nga qelia. Kryebashkiaku ka kërkuar gjithashtu të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë, pas thyerjes së këmbës gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit. Kërkesa është rrëzuar nga GJKKO, e cila ka argumentuar se nuk është kompetente për këtë çështje dhe se vendimmarrja i takon Drejtorisë së Burgjeve.

Ndërkohë, një ditë më parë, GJKKO shpalli fajtorë nëntë të pandehur në dosjen e ndarë nga çështja e Veliajt, duke i dënuar në total me 18 vite burg dhe 12.5 milionë lekë gjobë. Tre të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat