back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTakimi vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Ministri Hasani: Diaspora, pjesa më...

Takimi vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Ministri Hasani: Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në takimin vjetor të Këshillit koordinues të Diasporës.

Hasani deklaroi se diaspora është pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar.

“Është kënaqësi që jemi në këtë takim që ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve, duke forcuar politikën për diasporën. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme.

Kemi shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë. Kemi një mision të përbashkët, të ruajmë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. Gjatë 2024 Shqipëria ka bërë proges në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me hapjen e grupkapitujve.”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat