Studentë të universiteteve publike në vend marshuan nga Qyteti Studenti deri tek Ministria e Arsimit, ku protestuan për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të bëra në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Ata kërkuan dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, rritjen e buxhetit për arsimin në 5% dhe transparencë me buxhetin nga MAS.
Studentët paralajmëruan se do të vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për problematikat e sistemit arsimor, përmes protestave.
Ata marshuan nga Godina Liria në Qytetin Studenti deri tek Ministria e Arsimit, në drejtim të së cilës hodhën letra higjenike, në shenjë revolte.
Studentët kërkuan të mbahen premtimet e Paktit për Universitetin, që edhe pse është hartuar që në 2018-ën, ende nuk janë përmbushur.
Pjesë e kërkesave të studentëve është dorëheqja e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas problematikave të shumta në sistemin arsimor, si dhe rritja e buxhetit për arsimin në 5 përqind dhe transparencë me buxhetin nga MAS.
Studentët paralajmëruan se do të vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për problematikat e sistemit arsimor përmes protestave.