back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuHapësira për studentëtStudentët protestë për “Paktin për Universitetin”/ Zbardhen kërkesat e tyre

Studentët protestë për “Paktin për Universitetin”/ Zbardhen kërkesat e tyre

Studentë të universiteteve publike në vend marshuan nga Qyteti Studenti deri tek Ministria e Arsimit, ku protestuan për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të bëra në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Ata kërkuan dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, rritjen e buxhetit për arsimin në 5% dhe transparencë me buxhetin nga MAS.

Studentët paralajmëruan se do të vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për problematikat e sistemit arsimor, përmes protestave.

Ata marshuan nga Godina Liria në Qytetin Studenti deri tek Ministria e Arsimit, në drejtim të së cilës hodhën letra higjenike, në shenjë revolte.

Studentët kërkuan të mbahen premtimet e Paktit për Universitetin, që edhe pse është hartuar që në 2018-ën, ende nuk janë përmbushur.

Pjesë e kërkesave të studentëve është dorëheqja e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas problematikave të shumta në sistemin arsimor, si dhe rritja e buxhetit për arsimin në 5 përqind dhe transparencë me buxhetin nga MAS.

Studentët paralajmëruan se do të vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për problematikat e sistemit arsimor përmes protestave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat