Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT.
Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara.
“Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara”, shkruan Rama.



