back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPlas skandali Biden-Blinken–Soros/  Miliarda dollarë ''pa adresë'' e me destinacion të rremë

Plas skandali Biden-Blinken–Soros/  Miliarda dollarë ”pa adresë” e me destinacion të rremë

Deklarata e djeshme e presidentit ukrainas Zelensky ka tronditur jo vetëm politikën, shtet-qeverinë amerikane, por edhe krejt Amerikën e amerikanët …Thuhet se Amerika na ka dhënë  gjatë këtyre tre viteve të fundit e në forma të ndryshme ndihma e mbështetje që kapin  vlerën e 177 miliardë dollarëve …”Ndërkohë që unë deklaroj me përgjegjësi të plotë se ne këtu në Ukrainë nuk kemi marrë kurrë deri më tani më shumë se 75 miliardë nga kjo ndihmë e deklaruar prej Ëashingtonit”, tha publikisht presidenti ukrainas.

“Ku kanë shkuar mbi 100 miliardeët e tjerë? Kush i ka ”menaxhuar” e në xhepat e kujt kanë përfunduar? Kush është në krye të këtij korrupsioni e skandali të madh të kesaj vjedhje e grabitje të shekullit? Kush i ka vjedhur kaq hapur paratë e taksa-paguesve amerikanë?”,  shkruajne sot mediat e këtushme.

“Jemi të vendosur ta mbyllim USAID. Edhe presidenti eshte dakord për këtë, sepse prej disa vitesh ka qenë një çerdhe kriminale dhe korrupsioni”, – tha sot herët në mëngjes Elion Musk i ngarkuari i Trump për mbikqyrjen dhe eficencen e qeverise amerikane.

“Po kështu do të veprojmë edhe me Sorosin e fondacionin e tij tmerrësisht abuzativ e të korruptuar”, – shtoi Musk.

“Ndërkohë do të nisim hetimet për të gjitha shpenzimet e fondet e dhëna përmes tij. USAID, fondacionit Soros, e disa shoqatave, organizatave  e programeve të ndihmave amerikane në 120 vende të botës”, precizoi Musk.

Lajmi i fundit është, se sot këtu në USA dyert e godinës së USAID ishin të mbyllura dhe shumë punonjësve, por edhe drejtuesve të tij u është komunikuar ndërprerja e punës dhe e aktivitetit, deri në një urdhër të dytë.

I veçantë është fakti, se janë shtuar zërat e abuzimeve skandaloze që janë bërë me këtë rast nga treshja Biden- Blinken- Soros, për të mbajtur në fuqi regjime majtiste,  të dhunshme e antidemokratike si ai i Edi Ramës në Shqipëri …dhe këtë  tashmë po e thonë kongresmenë e senatorë amerikanë e jo njerëz dosido.

Jo vetëm zyrtari i lartë i Pentagonit Rubin, por tashmë edhe Ëashington Post kanë shkruar e bërë publike për një numër abuzimesh diplomatiko-politike të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku veçmas theksohet ndihma e saj në emër të Amerikës për të eliminuar totalisht Opozitën shqiptare dhe kreun e saj Berisha si dhe ndërhyrjet e saj  të shpeshta e flagrante në punët e brendshme të një shteti sovran, anëtar të NATO-s dhe  mik e aleat i hershëm i SHBA-së.

Letrat po hapen. Ramës e bandës së tij kriminale ende në pushtet çdo ditë e më shumë po i shtrëngohet litari pas fytit, ndaj dhe janë kaq të egërsuar e kanë dalë krejtësisht nga vetja.

As mllefi, rrugaçëria, urrejtja, fjalori prej gangsterësh dhe kërcënimet e fyerjet ndaj Opozitës e Berishës, por as edhe Petalet e Trendafilat socialist të të tredhurve të tyre mendorë me pagesë, nuk i shpëtojnë dot.

Rama e di fort mirë, se ku do përfundojë pas kaq shumë zullumeve të rënda që ka bërë ndaj dhe po bën çmos të qëndrojë aty ku është me çdo kusht, por daullet po bien së pari pikërisht për të..

“Nuk ka kthim mbrapa”, – tha sot Trump…dhe mjerë ai që se ka kuptuar akoma.

A.R.D

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat