back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha nga Gjermania/ Takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz

Berisha nga Gjermania/ Takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz

Kryetari i PD-së Sali Berisha duke folur nga Kongresi i CDU-së në Gjermani deklaroi se takimi me kancelarin e ardhshëm të shtetit gjerman Frederic Merz ka qenë i përzemërt.

Sipas Berishës, ai është një nga personalitetet më të shquara të Gjermanisë dhe të Europës. Berisha u shpreh se nëse CDU fiton zgjedhjet gjermane, ata janë më të rëndësishmet pas asaj të Trump.

Fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës.

Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh.

Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme  të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare.

Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta.

Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat