Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj SPAK-ut, ndryshe nga disa ditë më parë, kur u shfaq më i zbutur.
Sipas tij në SPAK, janë 6 prokurorë të ardhur nga bandat e Taulant Ballës.
Dy prejt tyre Berisha i ka përmendur me emra.
Deklarata e plotë:
Në këtë prokurori janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës këtu.
Ndër të cilët, famëzi Shehaj, që për mashtrim publik duhej të ishte në burg.
Enkelejda Fetahu, që simotrën e vet Pajtime, e ekzoneroi, në një kohë kur ajo ishte, siç e dini vetë, ishte një mafioze e papërmbajtur. Ç’t’i thuash asaj…
Pra, në dijeninë time, pas Edi Ramës, Taulant Balla është personi me pushtet që del më shumë se të gjithë të tjerët në veprimtari kriminale me bandat.
Del i regjistruar në lirimin e dy vrasësve, kjo është e tmerrshme dmth, të cilët i vendosën nën shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës për ta hedhur në erë…
Dhe ata janë të lirë me Vath Stakën.
Vath Staka është një kriminel në KLP.
A mundet shteti të jetë ky?
Narkoshteti natyrisht që është ky…
Së dyti, del para nesh të gjithëve, kur shkoi dhe kapi sadistin e Rrahman Rrajës, që e kishte djegur me cigare vajzën, dhe e nxori nga komisariati dhe e çoi në shtëpi.
Kjo është e vërtetë. Nuk është mohuar.
Del me dhjetëra regjistrime tek banda e tij dhe banda të tjera.
Unë nuk po përsëris këtu Taulant Ballës akuzat që i kamë bërë që kalonte drogë me pasaportë diplomatike para shumë vitesh në doganën e Qafë Thanës.
Me një fjalë ka me dhjetëra, por unë po nxjerr këtu vetëm ato dokumente që janë në duart e drejtësisë dhe drejtësia nuk vepron.
Dhe ai qarkullon si ministër.
A ka gjë më të shëmtuar se kjo?
Absolutisht nuk do kursej asnjë njeri, por gjer tani, të jem i sinqertë, nuk kam asnjë ministër tjetër që del sa ky.
Ky del kudo.
Po të dalin, unë i gatshëm jam.