back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKAS “rrëzon” Celibashin/ Kuvendi pritet të miratojë pr/ligjin për burgjet e hapura

KAS “rrëzon” Celibashin/ Kuvendi pritet të miratojë pr/ligjin për burgjet e hapura

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot (10 mars) kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke i hapur rrugë Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë projektligjin për burgjet e hapura.

Ky ligj parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre.

Vendimi i KAS vjen pas disa ankimimeve të depozituara, ndërsa më herët, Celibashi ishte rrëzuar edhe për ligjin e TVSH-së në bujqësi dhe për “Paketën e Maleve.”

KAS i ka dhënë të drejtë Kuvendit të miratojë këtë nismë ligjore, që mund të ketë ndikim në procesin e rehabilitimit dhe integrimit të të dënuarve. Celibashi kishte argumentuar se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe mund të përdorej si fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat