back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetAdriatik Lapaj:Të shpartallojmë listat e mbyllura/ "Në Kuvend me dinjitet ose mos...

Adriatik Lapaj:Të shpartallojmë listat e mbyllura/ “Në Kuvend me dinjitet ose mos shkofshim kurrë”

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se qëllimi i tij kryesor është të “shpartallojë” sistemin e listave të mbyllura të kandidatëve për deputetë, duke i djegur ato.

Gjatë një takimi me qytetarët, Lapaj u shpreh se politika tradicionale po përpiqet të mbajë peng të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar se “lukunia e së djeshmes po zihen”. Ai theksoi se ka vendosur të shkojë me lista të hapura, duke shtuar se “duhet të shkojmë në Parlament me dinjitet, ose kurrë mos shkofshim.”

Lapaj, në këtë mënyrë, ka nënvizuar angazhimin e tij për një ndryshim të thellë të sistemit zgjedhor dhe politik të vendit, duke ftuar qytetarët që të mbështesin një lëvizje që i jep më shumë mundësi dhe ndikim të drejtpërdrejtë atyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

“Synuan të mbajnë peng Shqipërinë, as shamë dhe as mallkuam, as gjyqtarët e asgjë tjetër. Por, u ngritëm dhe kërkojmë politikisht ti shpartallojmë ato lista përmes djegies së listave të mbyllura.

Për ne do të kishte qenë shumë komode të zinin të gjithë kryesoret e lëvizjes, vendet e para nëpër qarqe, siç lukunia e së djeshmes e keni parë po zihen. Por ne vendosëm të shkojmë në lista të hapura, le të shkojmë në Parlament me dinjitet ose kurrë mos shkofshim.

Ose me dinjitet, ose kurrë. Kur të çoheni nga ky shesh flisni me njerëzit mos i lini të manipulohen, bindini që kjo është mundësia për ta çarë sistemin e tyre, sa herë rrezikohen bëhen bashkë, për ata nuk është thjesht politikë, por biznese me vlerë aq sa blen buxheti i shtetit.

Ne ende nuk jemi në fushatë, se kur të nisë fushata do jetë aq e zjarrtë dhe aq madhështore saqë do e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Nuk kemi dalë tu themi njerëzve, na votoni ne se jemi më të mirë se ata, se jemi më të zgjuar apo më të ndershëm, kemi dalë për tu kërkuar njerëzve një bashkim të madh për të demokratizuar Shqipërinë”, u shpreh Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat