back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKaos në Bashkinë e Tiranës/ E zgjedhura e Ramës shkarkon të besuarit...

Kaos në Bashkinë e Tiranës/ E zgjedhura e Ramës shkarkon të besuarit e Veliajt

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten.

Ndërkohë, tri ditë më parë, Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua.

Por, më pas, Veliaj e ndryshoi vendimin, pasi sikurse u shpreh, ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat