back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia7 mln euro mashtrim me Call Center/ Apeli i GJKKO-së kërkon rigjykim...

7 mln euro mashtrim me Call Center/ Apeli i GJKKO-së kërkon rigjykim të çështjes për dy persona

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin nr. 43, datë 08.07.2024, të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, të dënuar më herët për mashtrim me Call Center në vlerën prej rreth 7 milionë euro. Vendimi u shpall më 23 prill 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova.

Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes nga një kolegj tjetër brenda së njëjtës gjykatë, pas ankimeve të paraqitura nga të pandehurit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare),  më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat