KreuDrejtësiaSPAK shpall pretencën për të pandehurit e dosjes “5D”/ Kërkohet 1 vit...

SPAK shpall pretencën për të pandehurit e dosjes “5D”/ Kërkohet 1 vit burg për Deborah Keçin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën në kuadër të fraksionit të dytë të dosjes të njohur si “5D”.

Për të pandehurën Deborah Keçi, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg. Për të, u kërkua që ekzekutimi i dënimit të pezullohet në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh. Po ashtu, SPAK kërkon edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionin publik për një periudhë prej 5 vitesh.

Në lidhje me të pandehurit Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burgim për secilin. Por, përfundimisht u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja në provë për dy vite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat