KreuDrejtësia“Dosja 5D”/ Përplasje dhe debat mes avokatëve të të pandehurve

“Dosja 5D”/ Përplasje dhe debat mes avokatëve të të pandehurve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Avokati i të pandehurit, Redi Molla, Denion Bogdani, pasi ka depozituar një kërkesë për gjykim të shkurtuar. Ai kërkon të mos nisë shqyrtimi gjyqësor nëse më parë nuk jepet një vendim për gjykimin me 1/3.

Njëlloj edhe avokati Ermir Beta e Ardian Leka, kërkojnë shtyrjen e seancës, për po të njëjtin motivacion, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Megjithatë, njëra nga avokatet, Evi Sheri, që përfaqëson Taulant Tushën, në ndryshim nga kolegët e saj, kërkon që seanca të mos shtyhet, ç’ka shkaktoi debat mes tyre.

“Kjo kërkesë nuk ka pse të shërbejë si arsye për t’u shtyrë”, tha Prokurori Klodian Braho.

Gjykata më pas u tërhoq për vendim të ndërmjetëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat