back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPërfundojnë regjistrimet e lira/ Në harkun e 15 ditëve aplikuan edhe 1400...

Përfundojnë regjistrimet e lira/ Në harkun e 15 ditëve aplikuan edhe 1400 maturantë

Faza e lirë e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë që nisi në 10 tetor e mbyll siparin në 25 tetor. Përgjatë kësaj faze universitetet rajonale kanë patur ecurinë më të mirë duke plotësuar ato programe që rrezikojnë mbylljen.

“Në këtë fazë të lirë kemi rreth 1400 të regjistruar që e çon numrin total për këtë vit akademik në 21 mijë e 100 maturantë të regjistruar në të gjitha raundet. Duket theksuar që patëm ecuri të mirë të universiteteve rajonale në këtë fazë të lirë, ku mund të veçoja rastin e Gjirokastrës që pati regjistrime edhe më shumë se në raundin e dytë. Rreth 16% te regjistrimeve I kishte në këtë fazë të lirë”, tha Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Për momentin nuk kemi degë që mbyllen, por kemi kërkesa nga disa universitete për degë që nuk do të hapen sivjet, pasi kanë patur numër të ulët maturantësh të regjistruar. Gjithsej janë vetëm 10 degë që nuk do të hapen, nga të cilat 8 janë në Universitetin e Durrësit, janë ato programe të reja në gjuhën angleze, të cilat siç duket nuk kanë patur marketingun e duhur për të filluar, sepse presupozohet që do të kishin studentë të huaj në këto programe studimi në gjuhën angleze. Dega tjetër është në Korçë dhe një tjetër në një universitet jopublik.

Si gjithmonë edhe këtë vit udhëhoqën programet të cilat lidhen me shëndetin, mjekësinë si dhe inxhinieritë dhe Teknologjinë e Informacionit, ku i gjithë ky bllok i këtyre 4 fushave përbën rreth 55% të maturantëve të regjistruar.

Risia e këtij viti ishte që degët 2-vjeçare patën një rritje domethënëse duke e kaluar shifrën e 13% të regjistruarve, që është një shenjë e mirë dhe tregon që maturantët po ndjekin trendin e punës dhe mundësive për një punësim të shpejtë më mbarimin e studimeve universitare./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat