back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMbyllet gara për drejtimin e BKH-së: 4 kandidatë, mes tyre Gledis Nano

Mbyllet gara për drejtimin e BKH-së: 4 kandidatë, mes tyre Gledis Nano

Afati për aplikimet për postin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përfundon këtë të premte, ndërsa deri tani janë paraqitur katër kandidatura për këtë funksion kyç në sistemin e drejtësisë penale shqiptare.

Sipas burimeve të Euronews Albania, një prej emrave më të njohur në garë është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili rikthehet në skenën institucionale pas largimit nga Policia në vitin 2022.

Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi testimi dhe vlerësimi, i cili do të zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK, i përbërë nga:

  • Altin Dumani – Kryetar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK),

  • Arben Kraja – Prokuror i posaçëm, ish-drejtues i SPAK,

  • Behar Dibra – Prokuror i posaçëm.

Komisioni do të përzgjedhë kandidatin më të kualifikuar dhe do t’ia propozojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për emërim në krye të BKH-së. Mandati për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është pesë vjet, pa të drejtë riemërimi.

Aktualisht, detyrën e drejtoreshës së BKH-së e ushtron Aida Hajnaj, e cila do të vijojë në këtë funksion deri në 31 gusht 2025, kur përfundon zyrtarisht mandati i saj.

BKH është një ndër institucionet më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi dhe luan një rol kyç në hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat