back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëria në shënjestër të Teheranit/ Zbulohen planet e sulmit me dronë e...

Shqipëria në shënjestër të Teheranit/ Zbulohen planet e sulmit me dronë e raketa

Shqipëria ka qenë në shënjestër të një sulmi të mundshëm me raketa dhe dronë nga Irani. Zbulimi tronditës u bë nga eksperti i sigurisë Xhavit Shala në një intervistë për Klan News, ku tha se Teherani kishte planifikuar një goditje direkte mbi kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, por kjo nuk u realizua.

“Ka dokumente dhe paralajmërime. Madje një gazetë iraniane ka publikuar skemën e sulmit, dhe më pas kjo u pasqyrua edhe në një të përditshme londineze. Ishte një projekt shumë serioz që mbeti i tillë, falë ndërhyrjeve apo paralajmërimeve diplomatike,” deklaroi Shala.

Muxhahedinët e strehur në Shqipëri janë kundërshtarë të regjimit të Iranit, dhe sipas burimeve, kampi i tyre është përdorur më parë edhe për aktivitete kibernetike kundër Teheranit.

Në vitin 2022, Shqipëria u godit nga një nga sulmet më të rënda kibernetike në historinë e saj, për të cilin akuzoi drejtpërdrejt Iranin. Pas këtij akti, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike.

Sipas Shalës, goditja me raketa ishte alternativa tjetër që Irani kishte përgatitur, por që nuk u realizua, ndoshta si pasojë e komunikimeve paralajmëruese ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat