back to top
33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaShefi i NATO-s: Jemi të vendosur/ Irani nuk duhet të ketë armë...

Shefi i NATO-s: Jemi të vendosur/ Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli me gazetarët përpara një samiti në Hagë.

“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e NATO-s ndaj programit bërthamor të Iranit, aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë një armë bërthamore”, tha ai.

“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore.”

Duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, ai shton se Irani është “shumë i përfshirë” atje, duke thënë se Irani ka dërguar dronë që Rusia po i përdor për të vrarë civilë ukrainas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat