back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaReforma në drejtësi: KLGJ dhe KLP vendosin rregulla të reja rivlerësimi

Reforma në drejtësi: KLGJ dhe KLP vendosin rregulla të reja rivlerësimi

Në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dakordësuan dhe miratuan dy rregullore të rëndësishme që synojnë përmirësimin e funksionimit dhe bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve kyçe të drejtësisë në Shqipëri.

Në këtë takim morën pjesë figura të rëndësishme të drejtësisë, si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzzato.

Dy rregulloret e miratuara janë: “Mbi zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve, gjyqtarë dhe prokurorë” dhe “Mbi mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet KLGJ-së dhe KLP-së”. Këto masa synojnë të fuqizojnë mekanizmat e mirëqeverisjes dhe të rrisin efikasitetin në drejtësi.

Mbledhja u mbështet nga projekti EU4Justice, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, një partner kyç në përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat