back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaThethi, si armë në duart e politikës/ Manja paralajmëron ndëshkim për prokuroren...

Thethi, si armë në duart e politikës/ Manja paralajmëron ndëshkim për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të prokurores Elsa Gjeli, e cila vendosi të mos ndjekë penalisht çështjen e ndërtimit të një parku turistik pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Përmes një deklarate publike, Manja njoftoi se ka kërkuar zyrtarisht nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurores, duke e konsideruar vendimin e saj si një rast flagrant të shpërfilljes së ligjit.

“Sipas kompetencave që më jep ligji si Ministër i Drejtësisë, kam kërkuar dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast të qartë të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit, që lidhet me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit,” deklaroi Manja.

Ai shtoi se nga analiza e vendimit të mosfillimit, është evidentuar se nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor përpara marrjes së këtij vendimi, gjë që, sipas tij, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimet themelore të ligjshmërisë.

“Ky vendim jo vetëm që cënon parimin e ligjshmërisë, por shkon në drejtim të kundërt me thelbin e Reformës në Drejtësi dhe me pritshmëritë e qytetarëve që kanë besuar te kjo mazhorancë për garantimin e shtetit të së drejtës,” nënvizoi ministri.

Reagimi i Manjës vjen në një kohë kur në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke shkaktuar tensione në terren dhe debat të fortë institucional për përgjegjësitë dhe zbatimin e ligjit në zonat e mbrojtura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat