Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur poshtë pretendimet e “Focus Media News” se kontrata e saj e qirasë është e vlefshme deri në vitin 2033 për pronën që i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Në një deklaratë zyrtare, MEKI sqaron se kontrata e përmendur nga “Focus Media” i referohet një pasurie tjetër shtetërore, me numër dhe kufij të ndryshëm, e cila ndodhet pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit në Shkozë dhe është dhënë me qira në vitin 2013 kompanisë “Panorama Group” deri në vitin 2033.
Ndërkohë, pasuria e kaluar “KAYO” sh.a me vendim të Këshillit të Ministrave më 12 mars 2025, ishte dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, me palë të paditur “Focus Media News”.
Sipas ministrisë, çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta është “dizinformim” dhe nuk ka asnjë bazë ligjore apo faktike. MEKI thekson se veprimet për marrjen në posedim të pronës janë në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



