back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniNatë e dhunshme në Serbi, 16 policë të lënduar/ Reagon Vuçiç: Atentat...

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të lënduar/ Reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

Përleshje të dhunshme shpërthyen të mërkurën për të dytën ditë radhazi mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të qeverisë serbe, në një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh protestash të vazhdueshme kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.

Incidenti më i rëndë ndodhi në qytetin verior të Novi Sadit, ku mbështetës të presidentit hodhën vazhdimisht fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj protestuesve, pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) – partia në pushtet.

Në përplasje, protestuesit reaguan duke thyer dritaret e godinës së partisë. Policia speciale ndërhyri duke formuar kordone sigurie, por tensionet vetëm u rritën.

Protestuesit reaguan duke thyer dritaret e zyrave të partisë, ndërsa policia e trazirave u vendos jashtë për të mbrojtur ndërtesën.

Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në qytetin e Novi Sad-it kanë marrë pjesë rreth 1,695 protestues ndërsa janë lënduar 64 qytetarë.

Ndërkohë, 16 efektivë policie janë lënduar, dy prej tyre rëndë – njëri me nofull të thyer dhe tjetri me dëmtime në gjoks.

Tensionet nuk u kufizuan vetëm në Novi Sad. Mijëra protestues u mblodhën edhe në pjesë të tjera të vendit.

Në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve në një pjesë të qytetit. Në qytetin qendror të Kraljevës, policia u detyrua të ndërhyjë për të ndarë dy kampe kundërshtare, ndërsa protesta u zhvilluan edhe në Kragujevc, Çaçak dhe Nish. Nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ka të lënduar në qytetet e tjera përveç Novi Sadit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat