KreuAktualitetBerisha: Ne erdhëm në Parlament, por a e patë se si erdhëm?

Berisha: Ne erdhëm në Parlament, por a e patë se si erdhëm?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas përfundimit të seancës parlamentare se në Parlament ka përfaqësues të “karteleve të drogës”. Ai u ndal para gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke mbrojtur qëndrimin e tij kritik ndaj maxhorancës.

“Unë nuk bëra gjë tjetër veçse u thashë që në Parlament janë kartelet e drogës. Ata nuk mund të mos e thoja, të vret Zoti po të mos e thuash atë”, deklaroi Berisha. Ai kritikoi gjithashtu kryesuesin e seancës, Vasil Llajon, duke e quajtur “një mjek pa eksperiencë parlamentare” dhe akuzoi se parlamenti po funksionon në kundërshtim me rregulloren.

Kur gazetarët e pyetën për pjesëmarrjen e opozitës në seancë, Berisha u përgjigj: “Ne erdhëm, por a e patë se si erdhëm?”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat