back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Dora e brendshme" që po shkatërron PD-në/ Si po zhvendosen figurat kyçe?

“Dora e brendshme” që po shkatërron PD-në/ Si po zhvendosen figurat kyçe?

Nga Etleva Skonja

Çdo ditë që kalon, Partia Demokratike, po përjeton largime të figurave kyçe drejt posteve të reja që udhëhiqen nga Partia Socialiste. Selia e PD-së nxiton t’i quajë tradhtarë ata që largohen, pasi u hoqi poste drejtuese dhe i la në mëshirë të fatit pas shumë vitesh shërbimi për partinë opozitare më të madhe në vend.

Dy nga largimet më të fundit janë Manjola Nikollo, ish-kryetarja e PD-së në Sarandë, e cila u emërua nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar, dhe Zheni Gjergji, ish-deputete e PD-së, e cila më 21 tetor 2025 njoftoi se është emëruar drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit. Sipas saj, vendimi ishte profesional dhe njerëzor, dhe jo politik.

Dorë e brendshme në PD

Burime për “E Vërteta.al”, shprehen se pas shkatërrimit të strukturës së PD-së qëndron Flamur Noka. Ai dyshohet se ka luajtur rol kryesor në largimin e Zheni Gjergjit, Dhurata Çupit, Helidon Bushatit dhe disa figurave të tjera, duke kufizuar mundësitë për t’u angazhuar në PD pavarësisht kontributit të tyre të mëparshëm.

Zheni Gjergji

Zheni Gjergji ishte pjesë e kryesisë së PD-së dhe drejtues i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë deri në mars 2024. Megjithëse nuk ishte më deputete, nuk iu caktua ndonjë rol tjetër brenda PD-së.

Dhurata 

Dhurata Çupi ishte nënkryetare e PD-së në Komisionin e Ligjeve dhe po ashtu u largua.

Një ditë më parë Çupi, ka kritikuar ashpër veprimet dhe sjelljen e partisë ku ka qenë pjesë.

“Kanë 13 vite ‘opozitarë’, por jetojnë si mazhorancë. Tenderat i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita. Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar.
Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin”, shkruan Çupi në një postim të fundit në rrjete sociale.

Helidon Bushati

Helidon Bushati, ish-drejtor politik për Qarkun e Shkodrës,në vitin 2022 dha dorëheqjen pas reflektimit mbi situatën politike brenda PD-së. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bushati bën të ditur se vendimi vjen pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve të fundit në PD.

Akuzat ndaj Flamur Nokës

Emri i Flamur Nokës është përfolur për pazare të fshehura me Qeverinë. Në prill 2025, deputeti Agron Shehaj e akuzoi se vëllai i tij merr tendera nga qeveria. Noka e sfidoi Shehajn të paraqiste prova dhe deklaroi se disponon dokumente që vërtetojnë ligjshmërinë e veprimtarisë së tij dhe të familjes.

Flamur Noka

Flamur Noka lidhet edhe me një kontratë lobuese prej 6 milionë dollarësh në SHBA me kompaninë Continental Strategy, firmosur në prill 2025 për një periudhë 24-mujore. Kontrata ka ngjallur shqetësime për transparencën dhe SPAK ka kërkuar dokumentacion për të verifikuar ligjshmërinë e saj.

Për më tepër, Noka është akuzuar për përfshirje në kontrata të dyshimta, përfshirë një koncesion për prodhimin e pasaportave, ku dyshohet se ka ndihmuar një bashkëfshatar të tij të fitonte para publike përmes BUNK’ART. Kjo ka çuar në kallëzime penale ndaj tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat