back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha jashtë punimeve të Kuvendit për 10 ditë

Berisha jashtë punimeve të Kuvendit për 10 ditë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të deklaratave të bëra ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës në Parlament, pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kërkesa për përjashtimin e Berishës erdhi pas kritikave që ai drejtoi ndaj ambasadorit Gonzato në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore, duke e akuzuar diplomatin se “po imponon bindjet e tij personale” në debatin parlamentar.

Komisioni i Etikës vlerësoi se deklaratat e Berishës cenojnë etikën dhe respektin institucional ndaj përfaqësuesve të huaj dhe vendosi pezullimin për 10 ditë nga pjesëmarrja në punimet e Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat