Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të deklaratave të bëra ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës në Parlament, pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Kërkesa për përjashtimin e Berishës erdhi pas kritikave që ai drejtoi ndaj ambasadorit Gonzato në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore, duke e akuzuar diplomatin se “po imponon bindjet e tij personale” në debatin parlamentar.
Komisioni i Etikës vlerësoi se deklaratat e Berishës cenojnë etikën dhe respektin institucional ndaj përfaqësuesve të huaj dhe vendosi pezullimin për 10 ditë nga pjesëmarrja në punimet e Kuvendit.



