back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAsim Vokshi, gjyqtari, agjent?/ KED përplaset me Top Channel për informacionet sekrete

Asim Vokshi, gjyqtari, agjent?/ KED përplaset me Top Channel për informacionet sekrete

Një dokument i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) konfirmon se ky institucion ka marrë të dhëna të klasifikuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) lidhur me kandidaturën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, për Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, KED nuk ka vlerësuar indicien që mund të përbënte një pengesë ligjore për kandidatin, duke lejuar përzgjedhjen e tij pa i dhënë publikisht informacionet përkatëse.

Hetimi administrativ dhe mbledhjet e KED

Pas vendimmarrjes nr. 14, datë 17 qershor 2025, KED ka marrë pranë vetes informacione të klasifikuara nga AKSIK gjatë muajve qershor dhe gusht 2025. Institucioni kreu verifikime administrative duke bashkëpunuar me ILDKPKI-në, banka të nivelit të dytë, si dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, duke mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura më 11 dhe 16 shtator 2025.

Në përfundim, KED vendosi se nuk kishte arsye për të rishikuar vendimin e 17 qershorit, bazuar në aksesin e kufizuar ndaj informacionit të siguruar nga institucionet dhe rezultateve të verifikimeve.

Burime dhe dokumente të brendshme të KED tregojnë se procedurat e verifikimit të integritetit gjatë shqyrtimit të kandidaturës janë shkelur. Mosrespektimi i detyrimeve ligjore cenon jo vetëm ligjin dhe rregulloret e brendshme të KED, por edhe Kushtetutën, duke krijuar rrezik për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

Vendimi i miratimit të kandidaturës së Vokshit, sipas këtyre burimeve, mbetet i diskutueshëm dhe i pavlefshëm për shkak të problemeve të integritetit që nuk u shqyrtuan siç duhet.

Reagimi i KED dhe kontestimi i medias

Pas raportimit të medias mbi procesin e përzgjedhjes, KED publikoi një deklaratë duke e cilësuar informacionin si “të pavërtetë” dhe njëkohësisht “të klasifikuar”, një kontradiktë që ngre pyetje mbi transparencën dhe legjitimitetin e institucioneve.

Institucioni akuzoi median për raportimin, duke kërkuar verifikimin e burimeve të saj, një veprim që sipas ekspertëve ngre dyshime për qëllimin real: mbrojtje procesi apo shmangie e transparencës.

Top Channel thekson se publikimi i dokumenteve nuk cenon sekretin, përkundrazi, detyra për të ruajtur informacionin sekret i takon institucioneve, jo medias. Përgjegjësia e KED nuk do të kufizohej vetëm tek nxjerrja e sekretit, por edhe tek fshehja e tij ndaj kandidatit Vokshi.

Institucioni i medias i qëndron raportimit të tij, duke u mbështetur në dokumente dhe burime të verifikuara, duke nënvizuar se transparenca është testi më i mirë për legjitimitetin e institucioneve.

Asim Vokshi reagon pas lajmeve për agjenturë/ “Të pavërteta dhe shpifje”

Furtunë në sistemin e drejtësisë/ KED kërkon hetim për publikimet mbi Asim Vokshin

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat