back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuSportiMbappé bëhet "mister 400" në karrierë më shpejt se Messi dhe Cristiano...

Mbappé bëhet “mister 400” në karrierë më shpejt se Messi dhe Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappé shënoi dy gola në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, një me penallti “Panenka” dhe tjetrin si goli i tretë i Francës, duke arritur kuotën e 400 golave në karrierë: me Monaco 27 gola në 60 ndeshje, me PSG 256 gola në 308 ndeshje, me Real Madridin 62 gola në 75 ndeshje dhe kombëtaren franceze 55 gola në 94 ndeshje.

Sulmuesi francez tejkalon emra si Harry Kane, Karim Benzema dhe Thierry Henry për moshën, kur e kanë arritur këtë shifër. Mbappé i rrumbullakosi 400 golat në moshën 26 vjeç e 328 ditë; Messi 27 vjeç e 95 ditë, Cristiano Ronaldo 28 vjeç e 335 ditë.

Me Francën, Mbappé është vetëm dy gola larg rekordit të Olivier Giroud (57 në 137 ndeshje), ndërsa ai i ka shënuar në vetëm 94 ndeshje. Pas fitores me Ukrainën, Mbappé tha: “400 gola nuk impresionojnë, për t’i habitur njerëzit duhet të shënoj 400 të tjerë… 1000 golat e Cristiano Ronaldos? Janë shifra surreale, por duhet provuar e pamundura”.

Ai pranoi se ekipi luajti me mendjen te përvjetori i atentateve të Bataclan, duke theksuar dëshirën për të nderuar viktimat dhe familjarët e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat