back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt/ Ish-ministri mund të dëgjojë audio-regjistrimet

GJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt/ Ish-ministri mund të dëgjojë audio-regjistrimet

Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake të procesit ndaj tij.

Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.

Shkalla e parë i vuri në dispozicion ish-ministrit një nga sallat e Apelit të Posaçëm, si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të mund të dëgjojë regjistrimet.

Kjo kërkesë u bë pasi mbrojtja e tij pretendon se audiot nuk përputhen me procesverbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë të rëndësishëm ndërsa seanca e radhës u caktua më 11 dhjetor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat