Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake të procesit ndaj tij.
Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.
Shkalla e parë i vuri në dispozicion ish-ministrit një nga sallat e Apelit të Posaçëm, si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të mund të dëgjojë regjistrimet.
Kjo kërkesë u bë pasi mbrojtja e tij pretendon se audiot nuk përputhen me procesverbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë të rëndësishëm ndërsa seanca e radhës u caktua më 11 dhjetor.



