Shtatë persona janë arrestuar këtë të mërkurë gjatë një operacioni të FNSH në Krujë dhe Nikël, ku forcat e rendit ushtruan kontrolle në disa banesa. Sipas burimeve, mes të ndaluarve ka edhe anëtarë të familjes Rraja.
Të arrestuarit janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja, ky i fundit djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Të shtatë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Ata rezultonin në kërkim pas operacioneve të mëparshme të ndërmarra nga SPAK.
Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtit operacion.



