KreuAktualitetProtestoi para Kryeministrisë/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj

Protestoi para Kryeministrisë/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Policia njoftoi se ndaj Lapajt janë referuar materialet në Prokurori, pasi ai dyshohet se ka organizuar grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës qeveritare, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, njofton policia.

Ngjarja vjen një ditë pasi Lapaj dhe disa protestues vendosën çadra në sheshin para Kryeministrisë. Policia u kërkoi t’i largonin, gjë që shkaktoi tensione mes efektivëve dhe qytetarëve të pranishëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat