back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDaniel Shima rrëmbehet dhe zhduket?/ Berisha: Askush nuk e di nëse është...

Daniel Shima rrëmbehet dhe zhduket?/ Berisha: Askush nuk e di nëse është gjallë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Daniel Shima, zëvendësdrejtor i AKSHI-t, ishte marrë peng për tre muaj dhe se fatin e tij askush nuk e di ende. Ai theksoi se Shima ishte përfshirë në struktura të AKSHI-t, duke u avancuar nga shofer në zëvendësdrejtor, dhe u përball me shkarkim të menjëhershëm sapo doli nga Skapi, vendim i marrë nga Lubia Bis.

Berisha tregoi se pas daljes nga Skapi, Shima u rrëmbye nga persona me uniformë policie në mes të Tiranës dhe u dërgua në disa lokacione të ndryshme, përfshirë Qytetin Studenti dhe bodrumet e Suel Çelës, ku sipas tij u dhunua dhe u lënë gjysmë të vdekur.

Ish-kryeministri shtoi se, nga ajo kohë, askush nuk e ka takuar më Daniel Shimën dhe nuk dihet nëse është i gjallë apo jo. Ai bëri thirrje që media, Avokati i Popullit dhe shoqëria civile të verifikojnë gjendjen e tij, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Berisha përshkroi ngjarjen si pjesë të një stratege të gjerë të presionit dhe ndërhyrjeve në AKSHI, duke përfshirë edhe rastin e pengmarrjes së Gerond Meçes, dhe paralajmëroi se këto zhvillime janë të lidhura me strukturën e brendshme të agjencisë dhe tenderat e dyshuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat