back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja Balluku/ USB-ja me 10 mijë faqe tani në duart e anëtarëve...

Dosja Balluku/ USB-ja me 10 mijë faqe tani në duart e anëtarëve të Këshillit

Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB-në që përmban provat për dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lajmi është konfirmuar nga gazetari, Muhamed Veliu.

Kërkesa për të pasur qasje në provat u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve. Pas shqyrtimit, Këshilli vendosi që anëtarët mund të marrin USB-në, e cila përmban rreth 10 mijë faqe dokumentacion, por me kushte të qarta: të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtjen e dosjes hetimore.

Ky vendim vjen në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut dhe synon të sigurojë qasje të drejtë për të gjithë anëtarët e Këshillit, duke respektuar sekretin hetimor dhe procedurat ligjore.

Vendimi pritet të ndikojë në mënyrën se si do të zhvillohet shqyrtimi i kërkesës së SPAK dhe t’i mundësojë anëtarëve të Këshillit të Mandateve të marrin një vendim të informuar mbi heqjen e imunitetit të Ballukut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat