Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, e cila zgjati gati 5 orë sot. Partia Socialiste ka kërkuar që Këshilli të marrë kohë për t’u shprehur lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Burimet bëjnë me dije se PS ka deklaruar se do të presë fillimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas do të prononcohet mbi kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes.
Ky zhvillim tregon një strategji të qartë të PS-së për të shtyrë çdo vendim deri pas sqarimit nga Gjykata Kushtetuese, duke krijuar një fazë pritjeje për diskutimin e mëtejshëm mbi dosjen e Ballukut dhe autorizimin e arrestimit të saj.
Vendimi i Këshillit të Mandateve pritet të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të procesit ligjor dhe hetimeve të SPAK ndaj Ballukut, duke krijuar pritshmëri të madhe për opinionin publik dhe për partitë opozitare.



