Një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar mesditën e sotme nga policia nën masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Burime zyrtare bëjnë me dije se prangosja lidhet me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.
Nga detajet e reja rezulton se masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi” është dhënë edhe për një mjeke të paraburgimit në Durrës.
Hetimet mbi ngjarjen dhe përgjegjësitë institucionale vijojnë.



