back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAvokatët e Veliajt flasin për persekutim/ Faktet flasin për lobim kundër SPAK

Avokatët e Veliajt flasin për persekutim/ Faktet flasin për lobim kundër SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shënon sot një vit në paraburgim, ndërsa rasti i tij vijon të shoqërohet me polemika të forta politike dhe akuza për përpjekje për të ndikuar procesin e drejtësisë jashtë Shqipërisë.

Avokatët e tij publikuan një deklaratë të gjatë ku e cilësojnë paraburgimin si “persekutim politik” dhe “abuzim me masën e sigurisë”, por kujtojmë se Veliaj ka lobuar në Shtetet e Bashkuara jo për mbrojtje ligjore, por për të diskredituar prokurorin e çështjes dhe për të ushtruar presion politik ndaj SPAK.

Përpjekjet e kryebashkiakut për të angazhuar firma të njohura ligjore dhe lobuese në SHBA nuk kanë pasur si synim garantimin e një procesi të rregullt, por ndërtimin e një narrative politike ndërkombëtare kundër hetimit, duke e paraqitur çështjen si të motivuar politikisht dhe duke vënë në shënjestër drejtpërdrejt prokurorët.

Në deklaratën e publikuar nga firmat Kasowitz dhe Mishcon de Reya, thuhet se Veliaj po mbahet në burg pa prova dhe se SPAK po e ndëshkon pse ka kërkuar këshillim ligjor në SHBA. Por kundërshtarët politikë e cilësojnë këtë argument të pavërtetë dhe mashtrues, duke theksuar se lobimi ndërkombëtar për të sulmuar një prokuror nuk përbën mbrojtje ligjore, por ndërhyrje politike në një proces penal.

Po ashtu, ekziston fakti që Veliaj, përmes avokatëve të huaj, ka tentuar të ndërkombëtarizojë konfliktin me drejtësinë, duke e krahasuar Shqipërinë me “demokraci të brishta” dhe duke hedhur hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, një reformë që vetë mazhoranca, pjesë e së cilës ai ka qenë, e ka promovuar prej vitesh.

Kundërshtarët e Veliajt theksojnë se nuk është SPAK ai që po politizon çështjen, por vetë kryebashkiaku, i cili nga qelia po zhvillon një betejë politike dhe mediatike për të shpëtuar veten, ndërsa qyteti i Tiranës mbetet pa drejtues efektiv.

Ndërkohë, SPAK ka argumentuar se paraburgimi i Veliajt lidhet me rrezikun e ndikimit në hetim, një rrezik që, sipas kritikëve, konfirmohet pikërisht nga përpjekjet e tij për lobim dhe presion ndërkombëtar.

Një vit pas arrestimit, çështja Veliaj mbetet jo vetëm një dosje penale, por edhe një test për ndarjen mes drejtësisë dhe politikës, mes mbrojtjes ligjore dhe lobimit për të delegjitimuar hetimin./E Vërteta.al (E.S)

“Audio-t e gjyqit dhe lobimi i shtrenjtë/ Si po zhytet Veliaj në skandale pa fund

220 mijë dollarë për diskreditim/ A duhet të hetohet lobimi i Veliajt në SHBA?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat