back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaSanksionet ndaj naftës ruse/ BE: Presim një marrëveshje me aleatët e G7

Sanksionet ndaj naftës ruse/ BE: Presim një marrëveshje me aleatët e G7

Bashkimi Evropian nuk do të jetë i detyruar të presë një marrëveshje të përbashkët të G7 për të miratuar ndalimin e shërbimeve detare për tankerët rusë të naftës. Këtë e deklaroi Valdis Dombrovskis, Komisioneri Evropian për Ekonominë, gjatë negociatave mes shteteve anëtare për një raund të ri sanksionesh kundër Moskës.

Brukseli synon që paketa e 20-të e sanksioneve të miratohet deri më 24 shkurt, përvjetorin e katërt të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Nëse ndalimi i shërbimeve detare miratohet, mekanizmi i G7 për kufizimin e çmimit të naftës ruse – në fuqi që nga dhjetori 2022 – nuk do të zbatohet më brenda BE-së, pasi kompanive evropiane u ndalohet të ofrojnë shërbime për cisternat ruse, pavarësisht çmimit të naftës Urals.

“Ne ua kemi paraqitur partnerëve tanë të G7-ës skicën e masave që duhen ndërmarrë, sepse është padyshim më mirë të ecim në mënyrë të koordinuar”, tha Dombrovskis pas një takimi të ministrave të financave në Bruksel.

Ai shtoi se një marrëveshje e përbashkët nuk është parakusht absolut, por sa më i lartë të jetë niveli i koordinimit, aq më efektive do të jenë masat. “Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim hapa edhe në nivelin e BE-së nëse një marrëveshje më e gjerë nuk arrihet”, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat